“Tregohuni të zotët e vetes”, SHBA i jep afat Europës: Keni kohë deri në 2027-tën për..

“Tregohuni të zotët e vetes”, SHBA i jep afat Europës: Keni kohë deri në 2027-tën për..

Shtetet e Bashkuara duan që deri në 2027-tën, Europa të marrë përsipër shumicën e aftësive mbrojtëse konvencionale të NATO-s, që nga informacionet e inteligjencës e deri tek raketat. Afati i shkurtër, që iu komunikua në Washington nga zyrtarë të Pentagonit, diplomatëve europiane iu duk tejet jorealist. Reuters thotë se mesazhi, i pohuar nga pesë burime që kanë dijeni për këtë diskutim, përfshirë këtu një zyrtar amerikan, u përcoll në një takim në Uashington këtë javë të stafit të Pentagonit që mbikëqyr politikën e NATO-s dhe disa delegacioneve europiane. Raportet për afatin e ri vijnë mes agresionit të vazhdueshëm rus në Ukrainë dhe përpjekjeve të udhëhequra nga SHBA-të për të ndërmjetësuar paqen. I dërguari amerikan Steve Witkoff dhe Jared Kushner u takuan me një delegacion rus...