Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Lajme dezinformuese”, Urdhri i Stomatologut: Nuk ka zgjedhje të reja, Presidenti është zgjedhur dhe njohur ligjërisht
Pas disa lajmesh se është zgjedhur presidenti i Urdhrit të Stomatologëve, ky i fundit ka mohuar këto zëra. Në një reagim për mediat, Urdhri i Stomatologëve Shqiptarë sqaron se nuk ka pasur zgjedhje. Në deklaratë sqarohet gjithashtu se President i USSH është zgjedhur Almiro Gurakuqi me proces të rregullt ligjor dhe me mandat 2025-2030. “Zgjedhjet e ligjshme për organet e zgjedhura të USSH, përfshirë Presidentin, zv. Presidentin e USSH për mandatin 2025 – 2030 janë përmbyllur me sukses në datë 16.4.2025. Këto zgjedhje nuk janë kontestuar në asnjë organ gjyqësor dhe njëkohësisht janë njohur nga të gjitha organet publike në Republikën e Shqipërisë, përfshirë edhe Ministrinë e Shëndetësisë, e cila ka caktuar përfaqësuesit e saj në organet e USSH”, sqaron Urdhri i Stomatologut. Reagimi: Në...