Moti i keq/ Si pasojë e reshjeve të dendura shembet segmenti rrugor, banorët të shqetësuar

Moti i keq/ Si pasojë e reshjeve të dendura shembet segmenti rrugor, banorët të shqetësuar

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut është dëmtuar segmenti Gjinikas-Osojë, Njësia Administrative Moglicë. Pas problematikave janë marë masat dhe po punohet në terren për rehabilitimin e rrugës që lidh fshatrat. Në zonë është dislokuar një mjet eskavator i cili po punon për eliminimin e të gjitha problematikave për rikthimin e aksesit të plotë për komunitetin dhe garantimin e qarkullimit të sigurt në këtë segment rrugor. Nga raportimi i Administratorit të Njësisë Administrative Moglicë dhe strukturave të Emergjencave Civile të Bashkisë Maliq, rezulton se në zonë ka 8 familje, rreth 20–30 banorë. Aktualisht po krijohet një bypass për të siguruar aksesin drejt të dy fshatrave.