Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Aktivisti Mirsad Basha shpërthen ndaj Benet Becit: Aksion propagande me 800 veta, kërko falje publike
Në një reagim në rrjetet sociale, aktivisti Mirsad Basha ka denoncuar publikisht kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, pasi një postim i këtij të fundit u cilësua si fyes dhe provokues ndaj punës së aktivistëve dhe qindra qytetarëve që prej vitesh kontribuojnë në terren për mjedisin dhe komunitetin. Basha thekson se “aksioni” i shpallur nga Beci me 800 persona nuk ishte gjë tjetër veçse një inskenim propagandistik i stafit të kryebashkiakut, ku në terren u nxorën punonjës bashkie, drejtues institucionesh dhe madje edhe nxënës, vetëm për të krijuar foton e radhës ndërkohë që zona, sipas tij, ishte pastruar më parë nga punëtorët dhe nuk kishte asgjë për t’u pastruar realisht. Ai akuzon Bashkinë për hipokrizi, përpjekje për të treguar “forcë mbledhjeje njerëzish” dhe reagim personal...