Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Zgjedhjet manipulohen sistematikisht’, Vokshi dhe Mediu: Shqipëria një autokraci elektorale, po rrëshqet
Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi dhe kryetari i Partisë Republikane, njëkohësisht deputeti Fatmir Mediu, morën pjesë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Unionit Ndërkombëtar Demokrat (IDU), e mbajtur në Uashington të SHBA-ve. Në fjalën që mbajtën, dy ligjvënësit opozitarë kanë denoncuar situatën e rëndë politike dhe të lirive në Shqipëri, përfshi edhe farsën elektorale të zgjedhjeve të 11 majit. Deputetja Vokshi përshkroi “situatën e rëndë dhe krizën e thellë të demokracisë në të cilën ndodhet Shqipëria”. “Vendi është zhytur në një autokraci elektorale, ku zgjedhjet manipulohen sistematikisht, institucionet kapen nga një qeveri e kontrolluar nga një njeri i vetëm, ndërsa media dhe opozita shtypen përmes presionit politik dhe veprimit selektiv të drejtësisë”, tha ajo ndër të tjera. Vokshi ka paralajmëruar se Shqipëria është shndërruar...