Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin Zakynthos në Greqi, ku një qen pitbull sulmoi për vdekje një fëmijë 18-muajsh, me baba shqiptar dhe nënë britanike, teksa po luante në oborrin e shtëpisë. Sipas mediave greke, fëmija u dërgua me urgjencë në spital, por për fat të keq nuk mundi të mbijetojë. ‘ Autoritetet lokale po hetojnë rrethanat e sulmit, ndërsa prindërit janë mbajtur nga autoritetet. Komuniteti vendas është i tronditur nga kjo tragjedi, që ka rikthyer vëmendjen mbi sigurinë e kafshëve shtëpiake dhe mbikëqyrjen e fëmijëve në ambientet e tyre.