Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe drejtuesja e forumit të gruas në PD, Albana Vokshi është rizgjedhur si zv/presidente e forumit të Gratë të Partive Popullore Europiane. Gjatë mbledhjes së përgjithshme të mbajtur ditën e sotme në Bruksel, Vokshi është votuar nga anëtaret e këtij forumit për një mandat të dytë në këtë detyrë, ndërkohë që presidentja e re e këtij forumi është zgjedhur, Mariya Gabriel ish-zv/kryeministre dhe ish-ministre e Jashtme e Bullgarisë. Pasi u rikonfirmua në këtë detyre, Vokshi shprehu falënderimet për mbështetjen që mori. “Është një nder i madh të qëndroj sot para jush dhe të kërkoj mbështetjen tuaj për të shërbyer përsëri si Zv/Presidente. Jam thellësisht mirënjohëse për besimin që më keni dhënë gjatë këtyre dy viteve të fundit. Ju falënderoj që më lejuat...