Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Shtëpia iu shemb nga rrëshqitjet e dheut, familja në Mat në qiell të hapur
Shirat e pak ditëve më parë kanë shkaktuar probleme të shumta në Bashkinë e Matit, ku rrëshqitjet e dheut kanë vënë në rrezik jetën e dy familjeve në fshatin Fushë Baz. 10 anëtarët e familjes Gjini kanë mbetur pa banesë për shkak të rrëshqitjes së tokës. Toka përreth banesës ka pësuar çarje të mëdha dhe vazhdon të rrëshqasë. E zonja e shtëpisë Flora Gjini tregon momentet e tmerrit kur ju është shembur banesa. Ajo tregon se të gjithë pjesëtarët e familjes ishin brenda në momentin e shembjes dhe kanë dalë jashtë menjëherë. Flora Gjini thotë se ka marrë ndihmë të menjëhershme nga Bashkia e Matit e cila ka dërguar 2 çadra dhe një mjet për hapjen e një sheshi për vendosjen e dy kontejnerëve si...