SPAK zbardh atentatin e Preng Gjinit në Tiranë/ Kush janë ish-funksionarët e policisë të përfshirë në kultivim droge

SPAK zbardh atentatin e Preng Gjinit në Tiranë/ Kush janë ish-funksionarët e policisë të përfshirë në kultivim droge

SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim 27 të pandehur, të cilët i dyshon se bëjnë pjesë në disa grupe kriminale që u zbërthyen nga komunikimet në Sky Ecc teksa planifikonin të vrisnin kundërshtarët. Mes të tjerash, SPAK thotë se ka zbardhur edhe atentatin e telekomanduar në Tiranë ku mbeti i plagosur rëndë Preng Gjini, një vrasje e kryer për gjakmarrje dhe një mbeti në tentativë thotë SPAK. Tek kjo ngjarje akuzohen Elson Reci, Fatmir Troplini, Klodian Shahini që gjithashtu cilësohen grup i strukturuar kriminal. SPAK deklaron se ka zbardhur episode të kultivimit të kanabisit në Shqipëri çka ka sjellë akuza edhe për ish funksionarë policie si Henrigert Mitri dhe Altin Morina, ky i fundit dikur pjesë e forcave speciale Reneas. Të pandehurit Arian Tuku,...