Në prag të festave të fundvitit/ Sekuestrohen qindra fishekzjarrë në Tiranë! Zbulohet magazina, në pranga pronari

Në prag të festave të fundvitit/ Sekuestrohen qindra fishekzjarrë në Tiranë! Zbulohet magazina, në pranga pronari

Një magazinë e mbushur me fishekzjarrë është zbuluar në Tiranë, ndërsa do tregtoheshin në mënyrë të paligjshme për festat e fundvitit. Policia bëri me dije sot se në pranga ka rënë pronari i magazinës, 24-vjeçari me inicialet I.K., dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur skemën dhe aktivitetin, nëse ka persona të tjerë të përfshirë. Aksioni është koduar “Fireworks” (Fishekzjarret), me qëllim ndalimin e përdorimit të lëndëve piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe me kriteret. “Konstatohet një magazinë në rrugën “Besim Fagu”, ku mbahej një sasi e madhe fishekzjarresh, me qëllim shitjen. Vihet në pranga pronari i magazinës. Sekuestrohen qindra fishekzjarre të modeleve të ndryshme, të paketuara në koli. Si rezultat i 40 kontrolleve intensive të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, në zbatim të...