“Deklarata e Kos, jo qëndrim i BE”, Berisha: Jam takuar me Alimehmetin, do dëgjohet çdo zë brenda partisë

“Deklarata e Kos, jo qëndrim i BE”, Berisha: Jam takuar me Alimehmetin, do dëgjohet çdo zë brenda partisë

Deklaratat e Komisioneres për Zgjerimin e BE, Marta Kos se zgjedhjet në Shqipëri ishin të lira dhe të ndershme u komentuan sërish nga Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Duke i cilësuar si pasionante, Berisha u shpreh se qasja e Kos nuk pasqyrohet njëjtë edhe nga Bashkimi Europian. “Sa i përket deklaratës së zonjës Marta Kos, përshëndet deklaratën e Komisionit, por dhe të ambasadorit të BE dy ditë më parë, që e lanë deklaratën apasionante të Kos, pa komentuar. Të gjithë janë të detyruar që të flasin për zgjedhjet atë që thonë institucionet zyrtare”, tha Berisha. Në konferencën për mediat, lidhur me takimet e Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit, kryedemokrati sqaroi se do të dëgjohet çdo zë brenda forumeve të partisë, por takimet private nuk...