Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Tragjedi/ Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje fëmijën 18 muajsh, dhe babain
Një fëmijë me baba shqiptar dhe nënë britanike, u sulmua për vdekje nga një qen në oborrin e shtëpisë teksa po luante. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Agios Leontas, në ishullin Zakynthos të Greqisë. “Protothema” informon se një fëmijë 18-muajsh u sulmua për vdekje nga një pit bull. Sipas informacioneve, fëmija dyvjeçar ishte në oborrin e shtëpisë së tij kur iu afrua qenit të familjes, i cili, për një arsye të panjohur, e sulmoi me egërsi të madhe, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Pak pas orës 13:00, prindërit të tmerruar telefonuan shërbimet e urgjencës, fëmija u dërgua në spital, por ishte tepër vonë, pasi aty u shpall i vdekur. Babai i fëmijës 18-muajsh është me origjinë shqiptare, ndërsa nëna e tij është britanike dhe...