Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Disfata e 11 majit, Berisha ua lë fajin tradhtarëve: Kishte nga ata që punuan për PS, do japin llogari para strukturave
Sali Berisha vesh me përgjegjësi për disfatën e 11 majit ata që i quan tradhtarë. Në konferencën për shtyp kreu i PD foli për tradhti të brendshme në parti, duke thënë se gjatë fushatës së 11 majit pati nga ata që nuk punuan asnjë ditë, ose nga ata që punuan për PS. Kreu i PD thotë se do të jenë strukturat e partisë që do të caktojnë qëndrimin që do mbahet ndaj këtyre personave, gjatë analizës së brendshme në PD. “Foltorja ka qëllimin e vet, debat të hapur, pa filtra para kamerave me mbështetësit tanë, shënojmë kritikat që bëjnë, në mënyrë që të përmirësohemi, por do ishte jo reale nëse do pretendohej që ne me foltore ne ezaurojmë analizën e punës sonë. Do bëhet në...