U përfol se ka një fëmijë jashtëmartesor me një serbe, reagon gruaja e Labinot Rexhës

U përfol se ka një fëmijë jashtëmartesor me një serbe, reagon gruaja e Labinot Rexhës

Ditëve të fundit, në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi që u interpretua se banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, ka një fëmijë jashtëmartesor. Lajmi shkaktoi reagime të shumta nga publiku, duke ndezur spekulime dhe thashetheme mbi jetën private të tij. Lidhur me këto pretendime, bashkëshortja e Labinotit, Laureta Hoxha, ka dalë sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova për t’i mohuar ato njëherësh. Ajo sqaroi se situata ka lindur nga një keqkuptim për shkak të mbiemrit të njëjtë “Rexha”. Laureta theksoi: “Ky fëmijë nuk ka të bëjë asgjë me Labinotin. Labinoti, përveç që ka tentuar ta kontaktojë babain e fëmijës dhe ta ndihmojë, nuk ka asgjë tjetër. Nëna e fëmijës nuk ka mundur të kontaktojë me babain e vërtetë dhe...