Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
E rëndë në Greqi, pitbulli sulmon për vdekje foshnjën e shqiptarit, po luante në oborrin e shtëpisë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Agios Leontas, Zakynthos, ku një fëmijë 18-muajsh u sulmua dhe humbi jetën nga një qen pit bull. Sipas raportimeve, fëmija ndodhej në oborrin e shtëpisë së tij kur qeni i familjes e sulmoi papritur, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Prindërit, të tmerruar, telefonuan shërbimet e urgjencës pas orës 13:00. Megjithatë, fëmija u dërgua në spital i pajetë. Babai i vogëlushit është me origjinë shqiptare, ndërsa nëna britanike, dhe të dy jetonin prej vitesh në ishull. Komuniteti vendas është i tronditur nga incidenti, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e sulmit. Prindërit po mbahen nga autoritetet gjatë hetimeve.