Takimet e Salianjit, Berisha: Alimehmetin e prita në zyrë, i thashë…

Takimet e Salianjit, Berisha: Alimehmetin e prita në zyrë, i thashë…

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës e gazetarët, foli sërish për takimin mes Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit. Ai tha se takimet private nuk dëgjohen, ndërsa zbuloi se kishte pritur në zyrë Alihemetin dhe çfarë i kishte thënë. “Asnjë takim privat nuk më impresionon, absolutisht. Takimet private nuk dëgjohen. Ndërkohë do të dëgjohet çdo zë brenda forumeve, kjo është detyra ime. Ky është parimi për çdo forcë politike demokratike. Ata që zgjedhin private, bënë zgjedhjen e tyre. Pas analizës ne shkojmë drejt kongresit zgjedhor. Po, ka mendime, e them këtu, të qartë që në PD duhet të ndahen funksionet dhe kjo do ndodhë. Por të gjitha këto do bëhen me vullnetin e anëtarësisë së PD. Me vullnetin e demokratëve. Asgjë nga pozicione private. Ilir...