Shkelet armëpushimi, luftime të reja në zonën kufitare Pakistan-Afganistan

Shkelet armëpushimi, luftime të reja në zonën kufitare Pakistan-Afganistan

Përleshje të reja vdekjeprurëse kanë shpërthyer në zonën kufitare mes Pakistanit dhe Afganistanit dhe të dyja palët e akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit të brishtë. Banorët kanë ikur prej qytetit afgan Spin Boldak përgjatë natës, i cili gjendet në kufirin 2.574-kilometërsh mes dy vendeve. Ka raportime për të plagosur në anën e Pakistanit. Luftime sporadike kanë shpërthyer vazhdimisht mes dy palëve në muajt e fundit, derisa Qeveria e talibanëve në Afganistan e ka akuzuar Pakistanin edhe për kryerje të sulmeve ajrore brenda shtetit. Të dyja palët kanë konfirmuar se kanë gjuajtur me armë në drejtim të njëra-tjetrës, mirëpo e kanë fajësuar palën tjetër për nisjen e luftimeve që kanë zgjatur disa orë. Mosharraf Zaidi, zëdhënës i kryeministrit të Pakistanit, Shehbaz Sharif, i ka akuzuar...