Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Nga shtimi i ushtrisë, kufijtë, lufta ndaj drogës, deri tek “triumfi kulturor me Europën”/ Trump publikon Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, përmendet Kosova
Administrata e Presidentit Donald Trump publikoi Strategjinë e Sigurisë Kombëtare me në fokus shtimin e pranisë ushtarake në hemisferën Perëndimore, balancimin e tregtisë globale, forcimin e sigurisë kufitare dhe triumfin në luftën kulturore me Europën. Dokumenti shoqërohet me një parathënie ku kreu 79-vjeçar i Shtëpisë së Bardhë e përshkruan kohën e tij në detyrë si “një rivendosje të fuqishme të Amerikës në skenën botërore”. “Pas një neglizhence shumëvjeçare, Shtetet e Bashkuara do të rivendosin dhe implementojnë Doktrinën Monroe me qëllimin të rivendoset epërsia amerikane në Hemisferën Perëndimore e të mbrojmë atdheun dhe aksesin tonë në zona kyçe gjeografike në të gjithë rajonin”, theksohet aty. Dokumenti, i hartuar me një ton që nxjerr qartazi në pah arritjet e kësaj administrate, përfshin edhe një referencë të drejtpërdrejtë...