Zbulohet magazina me fishekzjarrë në Tiranë, përfundon në pranga pronari

Zbulohet magazina me fishekzjarrë në Tiranë, përfundon në pranga pronari

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Fireworks”, i cili kishte si objekt ndalimin e përdorimit dhe tregtimit të paligjshëm të lëndëve piroteknike. Gjatë 40 kontrolleve intensive të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, shërbimet e Komisariatit Nr. 4 konstatuan një magazinë në rrugën “Besim Fagu”, ku ruheshin qindra koli me fishekzjarre, të gatshme për shitje. Në këtë ambient, policia arrestoi në flagrancë pronarin e magazines, një 24 vjeçar. “Si rezultat i 40 kontrolleve intensive të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, në zbatim të planit të masave me objekt kontrollet e subjekteve që shesin në mënyrë të paligjshme lëndë piroteknike/fishekzjarre, nga ana e shërbimeve të Policisë së Komisariatit Nr. 4, është konstatuar një magazinë në një garazh, në rrugën “Besim Fagu”, Tiranë, ku...