Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Bisedimet për paqe në Miami nuk ndalin Rusinë, sulmon Ukrainën gjatë natës me dronë
Rusia ka sulmuar Ukrainën me dronë dhe raketa në orët e para të së shtunës, teksa zyrtarët amerikanë dhe ukrainas vazhdojnë bisedimet në Miami, për t’i dhënë fund konfliktit. Rusia përdori më shumë se 650 dronë dhe 51 raketa gjatë natës, thanë forcat e armatosura të Ukrainës, me dronë që synuan vende në të gjithë shtetin, duke përfshirë rajonet perëndimore qindra milje nga vija e frontit.Sirena paralajmëruese u dëgjuan gjithashtu në pjesë të Polonisë lindore, afër kufirit ukrainas.Të paktën tre persona u plagosën në sulmet në rajonin e Kievit. Pjesa më e madhe e sulmit gjatë natës kishte në shënjestër termocentralet dhe infrastrukturën tjetër energjetike.Rusia ka sulmuar pa pushim kapacitetet energjetike të Ukrainës në javët e fundit, me qëllim ndërprerjen e furnizimit me ngrohje, drita...