Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 persona vriten nga një sulm me armë zjarri, mes tyre 3 fëmijë
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në një sulm me armë zjarri në një lokal në Afrikën e Jugut, mes tyre një 3-vjeçar, ndërsa 14 të tjerë janë plagosur. Sipas policisë, të paktën tre persona të panjohur hynë në lokalin, ku ndodheshin një grup njerëzish dhe filluan të qëllonin. Motivi i sulmit mbetet i paqartë dhe nuk janë kryer arrestime deri më tani. Ngjarja ndodhi në Saulsville, një lagje perëndimore e kryeqytetit Pretoria, rreth orës 04:30 lokale, kur sulmuesit hapën zjarr ndaj një grupi burrash që po pinin. Mes të vrarëve është edhe një djalë 12-vjeçar dhe një vajzë 16-vjeçare. Në total, policia konfirmoi se 25 persona u qëlluan gjatë sulmit. Afrika e Jugut ka një nga normat më të larta të vrasjeve në...