Burimi:
Shkodraweb.com
Foto © Shkodraweb.com
EMRAT – Mbyllen hetimet për ish- deputetin e PS dhe 26 persona të tjerë, dosja shkon në GJKKO…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal nr.53/3 të vitit 2022, ndaj 27 të pandehurve, të akuzuar për vepra penale, të kryera në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale. Të pandehurit dhe akuzat: 1. Arben Ndoka, akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit, Aleks Ndreka, në datën 01.12.2020 në qytetin e Lezhës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, 22 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami, kryer në bashkëpunim...