Arbër Hitaj: ADN-ja e Ervin Salianjit përballë Sali Berishës!

Arbër Hitaj: ADN-ja e Ervin Salianjit përballë Sali Berishës!

Në Partinë Demokratike kishte kohë që mbretëronte qetësia, e pasuar nga refreni: analiza pas raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet, e më pas do të bëhet nami! Por kjo hilë e drejtuesve demokratë ishte një skenar i vjetër, i parë disa herë në të kaluarën: “Lëre të kalojë se harrohet.” Si mund të harrohet rezultati katastrofal i 14 Majit?! Por rutina është rutinë, apo jo!? ​Në orën 12:00, me raste 13:00, kreu i Partisë, Berisha, mbante konferencën e përditshme. Pyetje të shumta nga kolegët, përgjigje kontradiktore që rrëzonin çfarë ishte bërë e thënë më parë, lapsuse, konfuzion. Për të ardhmen, refreni i vjetër: “Në vjeshtë nami, ikin ditët, në dimër nami!” Asgjë. Kjo ishte situata para lëvizjes Salianji, një det pa asnjë valë, se dallgë është...