Mbyllen hetimet nga SPAK: Efektivi i RENEA-s ndihmonte Durim Bamin, Altin Morina shmangte kontrollet për parcelat me drogë

Mbyllen hetimet nga SPAK: Efektivi i RENEA-s ndihmonte Durim Bamin, Altin Morina shmangte kontrollet për parcelat me drogë

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për 27 të pandehur dhe i ka dërguar për gjykim. Mes tyre janë edhe personazhe të njohura të botës së krimit, si Ervis Martinaj,  Endrit Dokle dhe Arian Tuku. Ndërkaq, për gjykim është dërguar edhe ish efektivi i RENEA-s, Altin Morina. Sipas hetimeve, Morina, në kohën kur ishte efektiv i RENEA-s, i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë, që Bami kishte në Fushë Krujë. I pandehuri Durim Bami ka organizuar, drejtuar dhe financuar një grup të strukturuar kriminal, të destinuar në kultivimin e bimëve narkotike kanabis sativa, në fshatin Nikël, Fushë-Krujë gjatë periudhës kohore, dhjetor 2019-korrik 2020, si dhe në zonën e Njësisë Administrative Bubq, të Bashkisë Krujë, si para ashtu dhe gjatë muajit...