Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Forbes: Eric Trump u bë më i pasur pas rizgjedhjes së babait të tij President i SHBA
Pasuria e Eric Trump, djalit të dytë të Presidentit amerikan Donald Trump, është rritur me ritme marramendëse që prej rizgjedhjes së të atit. Sipas Forbes, vlera e tij neto ka arritur sot në 400 milionë dollarë, duke e renditur atë të dytin më të pasur në familjen Trump, menjëherë pas Presidentit. Shtysa kryesore e këtij “shpërthimi financiar” është përfshirja e Eric Trump në biznesin e kriptomonedhave, në veçanti Bitcoin. Pika e tij më e fortë është kompania American Bitcoin, e cila merret me prodhimin dhe mbajtjen e Bitcoin-it. Kompania zotëron 3,418 Bitcoin, me vlerë rreth 320 milionë dollarë, ndërsa vlera e saj totale vlerësohet tashmë në 2 miliardë dollarë. Eric ka 7.3% të aksioneve, një pjesë që përkthehet në rreth 160 milionë dollarë. Në paraqitjet...