BE vendos gjobë prej 120 milionë eurosh për platformën “X”

BE vendos gjobë prej 120 milionë eurosh për platformën “X”

Megjithë kërcënimet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Komisioni i BE-së vendosi një gjobë prej disa milionë eurosh ndaj shërbimit online X të miliarderit amerikan Elon Musk. Komisioni Evropian e gjobiti shërbimin online të Elon Musk-ut me 120 milionë euro për mungesë transparence në reklama dhe llogaritë e përdoruesve. “Detyra jonë është që të sigurojmë që legjislacioni ynë digjital të zbatohet”, theksoi Komisionerja e BE-së për Çështjet Digjitale, Henna Virkkunen, në Bruksel. Kjo është gjoba e parë e vendosur nga Komisioni sipas Ligjit të BE-së për Shërbimet Digjitale (DSA). Llogari të rreme përdoruesish me pagesë, reklama të paqarta Autoritetet e Brukselit nisën hetimin kundër X në dhjetor 2023. Ndër të tjera Brukseli akuzon platformën X për përdorimin e shenjës së bardhë e blu për llogari...