Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Europa zjarre rekord gjatë vitit 2025, ekspertët: Diçka nuk është në rregull!
Europa përjetoi në vitin 2025 sezonin e saj më të rëndë të zjarreve në natyrë, sipas vlerësimeve të para të Shërbimit Europian të Informacionit për Zjarret Pyjore (EFFIS), që konfirmon kështu një trend alarmues të sezoneve gjithnjë e më të gjata dhe më shkatërruese. Të dhënat e EFFIS tregojnë se zjarret në kontinent po bëhen më të shpeshta, më intensive dhe më të vështira për t’u menaxhuar. Sipas shifrave paraprake, sipërfaqja e djegur në vitin 2025 pritet të kapërcejë çdo rekord të regjistruar që prej vitit 2006, kur ky organizëm nisi grumbullimin sistematik të të dhënave. Viti 2024 shënoi gjithashtu një numër rekord zjarresh, me 8.343 raste të raportuara, katërfish më shumë se mesatarja afatgjatë. Më të goditurat ishin Bullgaria, Greqia, Italia, Portugalia dhe Spanja,...