Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Miliona dollarë dhe mijëra luftëtarë, zbulohet plani i ish-aleatëve të Assadit për të rrëzuar qeverinë e re të Sirisë
Mbështetësit e ish-liderit sirian, Bashar al-Assad, po përpiqen të dobësojnë qeverinë e Presidentit Ahmed al-Sharaa, një vit pas rënies së regjimit të Assadit. Një investigim i Reuters zbuloi se ish-aleatët e Assadit po kanalizojnë miliona dollarë për mijëra luftëtarë, me qëllim nisjen e kryengritjeve në zonat bregdetare të Sirisë dhe rivendosjes së ndikimit të tyre brenda komunitetit mysliman. Dy nga figurat më të fuqishme që drejtojnë këtë skemë janë Gjeneral Major Kamal Hassan, ish-kreu i inteligjencës ushtarake të Assadit, dhe miliarderi Rami Makhlouf, kushëri i familjes së ish-diktatorit. Të dy po përpiqen nga mërgimi i tyre në Moskë të formojnë milici të përbëra nga pakica myslimane, e cila historikisht ka qenë mbështetëse e Assadit. Sipas dokumenteve dhe burimeve të Reuters, këta aktorë financiarisht mbulojnë më...