“Sali Berisha në pikën më të zezë të historisë së tij”/ Bregu: I shpalli armiq Salianjin dhe Alimehmetin

“Sali Berisha në pikën më të zezë të historisë së tij”/ Bregu: I shpalli armiq Salianjin dhe Alimehmetin

Pedagogu Zylyftar Bregu ka deklaruar në një emision televiziv se kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i shpalli armiq Ervin Salianjin dhe Ilir Alimehmetin nisur nga lëvizja e tyre e fundit brenda kësaj force politike. Sipas Bregut, deri më tani lëvizja Salianji-Alimehmeti është një lëvizje e karakterit organizativ dhe nuk ka një tezë politik. Bregu shpjegoi se lëvizja e Salianjit dhe Alimehmetit godet më shumë Kryesinë se sa kreun e PD-së. “Deri në fazë ku jemi lëvizja Salianji-Alimehmeti është një lëvizje e karakterit organizativ. Pra, nuk ka asnjë tezë politike, duhet t’i kërkojmë me qiri që të gjejmë ndonjë tezë politike. Është një lëvizje që kërkon dhe që bën një ndarje mes kryetarit që thotë: mos e prekim dhe Kryesisë që si duket, me kryesinë...