Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Ivi Kaso kundër hapjes së qendrave për emigrantët: Rama po kërkon të pastrojë imazhin e djerrë
Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për hapjen e qendrave për emigrantët në disa qarqe të vendit. Ai e ka cilësuar këtë nismë “krejtësisht të pakuptueshme”, duke theksuar se zonat e përzgjedhura prej kohësh vuajnë nga shpopullimi. Sipas Kasos, largimi i qytetarëve vendas nuk mund të zëvendësohet me refugjatë apo emigrantë të parregullt, veçanërisht nga zona të cilësuara problematike apo të konfliktit. Ai akuzoi qeverinë se po e mbështet këtë vendim për interesa politike dhe personale të tij. “Duhet një përqasje serioze, jo vendime që merren për të përmirësuar imazhin e një kryeministri që tashmë po cilësohet nga shumë si drejtues i një narkoshteti”, u shpreh Kaso. Sipas tij, favore të tilla ndaj partnerëve ndërkombëtarë mund të kënaqin interesa të momentit,...