Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë zonën gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në disa akse rrugore të Bashkisë Maliq. Një ndër dëmtimet më serioze është shembja e një segmenti të rrugës së vjetër Lozhan-Moglicë, e cila ka sjellë izolimin e 8 familjeve në fshatrat Gjinikas dhe Osojë. Për shkak të shembjes, qarkullimi i mjeteve në këtë aks është bërë i pamundur. Nga ana e bashkisë, ekipet e terrenit kanë nisur menjëherë punën për hapjen e një bypass provizor, me qëllim krijimin e një rruge alternative që do të mundësojë lëvizjen e banorëve deri në rikthimin e plotë të qarkullimit. Punimet po vijojnë me intensitet për të garantuar normalizimin sa më të shpejtë të situatës. Ndërkohë, reshjet kanë shkaktuar edhe...