Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Një operacion i Policisë së Shtetit në Rimini, Itali ka çuar në arrestimin e dy kushërinjve shqiptarë, 25 dhe 27 vjeç, të akuzuar për trafik dhe posedim të kokainës me qëllim shpërndarjeje. Operacioni u realizua si pjesë e intensifikimit të kontrolleve para festave të fundvitit. Ngjarja ndodhi të enjten pasdite në Via del Pioppo, ku agjentët e policisë, në veshje civile, kanë vëzhguar dhe dokumentuar një shitje droge nga njëri prej të dyshuarve ndaj një përdoruesi të drogës. Pas ndalimit të blerësit, i cili u raportua pranë Prefekturës, policia arrestoi dy shpërndarësit. Në një kontroll të parë në Audi A1 në të cilin udhëtonin të dy, u gjetën 40 doza kokainë, kryesisht të vendosura në kutinë e doreve të makinës, dhe 50 euro të përfituara nga...