Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist
Njësia e Antiterrorit po zgjeron hetimet në lidhje me përfshirjen e mundshme të Hamza Ukës dhe Julian Cumrakut, të ndaluar me armë dhe flamurin e zi të shtetit Islamik në Orosh të Pukës, si pjesë e një grupi me prirje radikale, thanë për Ora News burime të njohura me faktet e hetimit. Pavarësisht deklarimeve të dy të arrestuarve në polici dhe gjykatë, ku pretenduan se nuk kanë lidhje me radikalizimin, disa materiale të gjetura në banesën ku i bënë rezistencë forcave speciale sugjerojnë të kundërtën, ndaj edhe po verifikohen me kujdes. Sipas dosjes hetimore, forcat RENEA, pas ndërhyrjes në banesën që ishte shndërruar në bazë, gjetën pesë çanta me libra për xhihadin — një term i traditës islame që ka disa kuptime dhe shpesh keqkuptohet...