Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“PD merr votat tona, nuk presim tallje dhe padrejtësi!”- Alimadhi: Lëvizja e Salianjit, e pamenduar
Kreu i Partisë së Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi vijon kritikat në drejtim të Sali Berishës se ka lënë mënjanë aleatët. I ftuar në Report Tv, Alimadhi thotë se kreu i PD i trajton aleatët ca si të nënës dhe ca si të njerkës. Për gazetarin Andi Kapxhiu, Alimadhi shprehet se Berisha duhet t’i vlerësojë më shumë aleatët sepse ata japin kontribut dhe vota që shkojnë për Partinë Demokratike dhe jo në këmbim të marrin tallje dhe padrejtësi. “Ajo çfarë më shqetëson është raporti politik i bashkëpunimit, produkti shkon te PD. Ju i merrni këto vota por silluni më mirë me aleatët, jo një pjesë i trajton si të nënës disa të njerkës. Është e vështirë për ta trajtuar bashkëpunimin me PD. Balli Kombëtar dhe Lëvizja...