Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Negociatorët amerikanë dhe ukrainas thirrje Rusisë: Angazhim serioz për paqen afatgjatë
Negociatorët e lartë të SHBA-së dhe Ukrainës i kanë bërë thirrje Rusisë të tregojë një “angazhim serioz për paqen afatgjatë”, pasi bisedimet e zhvilluara në Moskë në fillim të javës dështuan të prodhonin përparim. Apeli u bë nga i dërguari special amerikan, Steve Witkoff, dhe Rustem Umerov, sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, pas dy ditësh diskutimesh në Florida. Në deklaratën e përbashkët, ata theksuan se përfundimi i luftës varet nga “gatishmëria” e Rusisë për të ndërmarrë hapa të qartë drejt uljes së tensioneve dhe ndalimit të viktimave. Negociatat, në të cilat po merr pjesë edhe Jared Kushner, dhëndri i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pritet të vijojnë edhe të shtunën, në raundin e gjashtë të diskutimeve brenda vetëm dy javësh. Delegacioni ukrainas...