Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Rusia, qindra dronë ndaj Ukrainës! Goditet infrastruktura energjetike e vendit, dëme edhe në zonat e banuara
Gjatë natës një sulm masiv rus me dronë dhe raketa ka shënjestruar infrastrukturën energjetike të Ukrainës. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona, ndërsa janë goditur nënstacionet, duke shkëputur një nga linjat e energjisë që furnizon termocentralin bërthamor të Zaporizhias. Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, Moska lëshoi 653 dronë sulmues të tipit Shahed, 36 raketa kruiz dhe 17 raketa balistike në objektiva në të gjithë vendin. Gjatë sulmeve u raportuan shpërthime në Poltava, Lutsk, Odesa, Zaporizhzhia dhe Bila Tserkva. Dronët rusë goditën gjithashtu një zonë banimi si dhe infrastrukturën kritike edhe në qytetin e Çernihovit, raportuan Shërbimet Shtetërore të Emergjencave Sakaq Agjencia e Kombeve të Bashkuara për energjinë bërthamore ka njoftuar se mburoja mbrojtëse e termocentralit bërthamor në Çernobil është jofunksionale për shkak të...