Mburoja mbrojtëse e centralit të Çernobilit jashtë funksionit, shkak dronët rusë

Mburoja mbrojtëse e centralit të Çernobilit jashtë funksionit, shkak dronët rusë

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Energjinë Bërthamore njoftoi e alarmuar se mburoja mbrojtëse e termocentralit bërthamor në Çernobil ka dalë jashtë funksionit si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga sulmet me drone, për të cilat Ukraina fajëson Rusinë. Mburoja, e njohur si “Konvoji i Sigurisë” ose Arka, u ndërtua pas katastrofës së vitit 1986 me qëllimin të frenohej përhapja e rrezatimit nga reaktori i dëmtuar. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), një sulm me dron i muajit shkurt e ka dëmtuar strukturën e kësaj mburoje, e kjo u verifikua tani, gjate inspektimit te kompleksit nga ana e nje ekipi ekspertesh te saj. Reuters citon kreun e IAEA, Rafael Grossi, të pohojë se mburoja nuk po kryen më funksionin e saj kryesor mbrojtës. Ai...