Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Fermerët bllokojnë aksin Kakavijë–Janinë për tre orë, lejohet qarkullimi vetëm për emergjenca, ja oraret
Ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Lajmin e ka bërë të ditur Policia Kufitare Kakavijë, e cila nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke. Duke kërkuar nga qytetarët planifikimin e udhëtimeve me automjete në orare të tjera të ditës, Policia bën të ditur se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Njoftimi i Policisë: Kakavijë-Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën...