750 mln lekë për pajisjet e kardiokirurgjisë, tenderin e fiton oferta më e lartë e Klodian Allajbeut, me 120 mln lekë më shumë

750 mln lekë për pajisjet e kardiokirurgjisë, tenderin e fiton oferta më e lartë e Klodian Allajbeut, me 120 mln lekë më shumë

Klodian Allajbeu TIRANË- Një tjetër skemë e dyshuar, me në fokus tenderat, është regjistruar këtë herë në shëndetësi. Bëhet fjalë për një tender që do të furnizojë shërbimin e kardiokirurgjisë me age apo pajisje të tjera gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale kardiake. Tenderi i shpallur nga Operator i Blerjeve të Përqendruara për pajisje për shërbimin e kardiokirurgjisë, në vlerën e gati 750 milion lekëve, rezulton se është fituar nga Evita Sh.p.k, në pronësi të biznesmenit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeut. Cila ishte gara për tenderit? Kompania e Allajbeut 'Evita Sh.p.k' ka ofruar ofertën rreth 660 milionë lekë dhe u shpall fituese përballë operatorit tjetër pjesëmarrës në garë 'Montal Sh.p.k', e cila paraqiti ofertën më të ulët rreth 540 milionë lekë. Kjo ofertë dukshëm më e ulët se 'Evita Sh.p.k'. E megjithatë, edhe...