Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sondazhi për Tiranën: PS merr 19 mandate, PD vetëm listën e mbyllur! Basha, Doshi, Alibeaj nuk figurojnë gjëkundi…
Barometri Euronews-Albania ka sjell për publikun matjet e dyta politike për Qarkun e Tiranës. Në këto matje janë pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë brenda qarkut, të shpërndarë sipas popullsisë në 5 bashkitë përbërëse. Mbledhja e të dhënave është realizuar nga 22 Mars deri në 3 Prill 2025. Bazuar në të gjitha të dhënat që sjellë matja e dytë politike për Qarkun e Tiranës, prirja e votës dhe të gjithë treguesit e tjerë në këtë matje, Barometri ka përllogaritur edhe projeksionin e mundshëm të votës së 11 Majit për qarkun më të madh. Sipas këtij projeksioni: Partia Socialiste do të merrte potencialisht 47.4% (+/- 2 %) ose përkthyer në 19 mandate. Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD) do të merrte potencialisht 30.7% (+/- 2 %)...