Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Alarmohet për trafikun në kryeqytet, PL: Tirana e mbingarkuar
Partia e Lirisë ngriti sot shqetësimin për gjendjen e trafikut në kryeqytet duke thënë se është bërë i pakalueshëm dhe se Tirana është kthyer në një qytet të mbingarkuar. Këshilltari Bashkiak i Tiranës Artan Distafa kritikoi pushtetin lokal se është shkëputur nga qytetarët dhe nuk gjen zgjidhje për këtë problematikë. Deklarata e plotë Sot Tirana po përballet me një krizë të shumëfishtë të qeverisjes vendore dhe qendrore, një krizë që ka emrin e qartë, keqqeverisje e qëllimshme. Kryeqyteti i Shqipërisë, në vend që të jetë model transparence, zhvillimi dhe shërbimesh cilësore, është shndërruar në një laborator eksperimentesh të dështuara, aferash korruptive dhe vendimmarrjesh që pasurojnë pak njerëz dhe varfërojnë mijëra qytetarë. Prej vitesh qytetarët e Tiranës paguajnë me taksa dhe tarifa një incenerator që nuk ekziston. Një projekt fantazmë, që ka shpenzuar miliona...