Çka duhet të bëjmë që të jetojmë të lumtur? Ja çka thoshte Seneka

Çka duhet të bëjmë që të jetojmë të lumtur? Ja çka thoshte Seneka

Seneka (Lucius Annaeus Seneka), i quajtur zakonisht Seneka Filozofi, është një nga personalitetet më komplekse dhe më interesante të lashtësisë. Jeta e tij ishte e jashtëzakonshme për nga ngjarjet dhe personazhet që e shoqëruan, për nga shtrirja dhe larmia e veprimtarisë mendore që ai zhvilloi, për nga armiqësia e dhunshme që e ndoqi gjatë gjithë jetës me një forcë të papërfytyrueshme. Jeta e Senecas kaloi nëpër momente të ndryshme që e lejuan atë të reflektojë thellë mbi emocionet, ambicien, forcën shëruese të filozofisë dhe vdekjen, ndër tema të tjera. Në fakt, një pjesë e madhe e shkrimeve të tij zakonisht interpretohen duke marrë parasysh biografinë e tij. Ai studioi retorikë dhe filozofi në Romë dhe karriera e tij njihet si e suksesshme, disi dramatike dhe...