Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Shqipëria po vrapon drejt BE-së mbi themele të brishta, zbulon analiza
Shqipëria po ecën më shpejt se çdo vend tjetër i rajonit drejt Bashkimit Evropian, por një analizë e re e katër think-tank-eve prestigjioze paralajmëron se ky ritëm rekord mund të mbetet “sukses mbi letër” nëse nuk shoqërohet me transformim të thellë politik, institucional dhe shoqëror. Në thelb, vendi rrezikon të përmbushë kriteret formalisht, por pa krijuar themelet që garantojnë zbatim real dhe afatgjatë. Policy brief-i është hartuar nga një ekip ekspertësh të fushës së integrimit – mes tyre Wouter Zweers i Clingendael, Dimitar Bechev dhe Iliriana Gjoni të Carnegie Europe, Sébastien Maillard i Jacques Delors Institute, si dhe Milan Nič dhe Nikola Xaviereff të DGAP – të cilët sjellin një vlerësim të ri, më kritik dhe më të thellë mbi dinamikat që fshihen pas përparimit të shpejtë...