Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Hetimet intensive vijojnë”/ Pezullimi, Lala: SPAK mund të kërkojë masa më të ashpra për Ballukun nëse dalin prova…
Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, e ftuar në një studio televizive, ka folur për zhvillimet e fundit në hetimin ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, duke nënvizuar se Prokuroria e Posaçme vazhdon çdo ditë verifikimet intensive dhe se vendimet e radhës do të varen nga provat që mund të zbulohen. Lala tha se shpreson që Gjykata Kushtetuese, e cila pritet të shprehet në lidhje me pezullimin nga detyra të Ballukut, “të mbajë një qëndrim të drejtë”. Ajo rikujtoi se çështja është ende në hetim aktiv dhe theksoi se SPAK ka të drejtë të ashpërsojë masat nëse dalin prova të reja.Sipas Lalës, hetimet janë intensifikuar posaçërisht në periudhën kur Balluku u njoh me masën e sigurimit. Gazetarja zbuloi se gjatë javës janë marrë në pyetje disa zyrtarë të...