Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Vrasja e biznesmenit në Elbasan/ Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që ekzekutoi Mëhallën
Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan zhvillohet sot, në orën 10:30, seanca për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë lidhur me masën e sigurimit ndaj Nevzat Spaho, i dyshuar si autor i vrasjes së Mondi Mëhallës. Objekti i kërkesës është “Vlerësim i ndalimit, caktim mase sigurimi”, ndërsa seanca do të mbahet me dyer të mbyllura. Gjyqtari i çështjes është Elis Dine. Ditën e djeshme, Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Xhino Agon, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan. Po ashtu në burg është lënë edhe roja i karburantit Kujtim Pisha i akuzuar për moskallëzim të krimit. Ndërkohë pamjet që tregojnë momentin e ekzekutimit të biznesmenit...