Gjoba 110 milionë euro për Beketin/ Rama humbet edhe në Apelin e Parisit

Gjoba 110 milionë euro për Beketin/ Rama humbet edhe në Apelin e Parisit

Gjykata e Apelit në Paris ka refuzuar kërkesën e Shqipërisë për të anuluar një vendim të arbitrazhit ndërkombëtar ICSID që e detyron shtetin të paguajë 110 milionë euro si kompensim për investitorin italian, Françesko Beketi. Shqipëria kërkonte anulimin e vendimit të ICSID, duke pretenduar shkelje të rënda procedurale dhe tejkalim të mandatit nga ana e trupit gjykues.  Megjithatë, gjykata franceze konstatoi se nuk kishte shkelje të tilla që të justifikonin anulimin e vendimit dhe se procedurat ishin respektuar sipas rregullave ndërkombëtare të arbitrazhit.  Ky vendim i fundit e bën të ekzekutueshëm vendimin e ICSID dhe përbën një humbje të rëndësishme për Shqipërinë në fushën e arbitrazhit ndërkombëtar.  Rasti nxit shqetësime serioze mbi sigurinë juridike, menaxhimin e kontratave shtet-investitor dhe mbrojtjen e interesave publike në marrëveshjet...