Pamje të rënda/ Tentoi të vriste bashkëshorten me një send të fortë, arrestohet 76-vjeçari

Pamje të rënda/ Tentoi të vriste bashkëshorten me një send të fortë, arrestohet 76-vjeçari

Një ngjarje e rëndë dhune në familje është regjistruar në lagjen nr. 17 të Durrësit, ku një 76-vjeçar, me iniciale A. R., është arrestuar në flagrancë pasi tentoi të vriste bashkëshorten e tij. Sipas të dhënave paraprake, gjatë një konflikti për motive të dobëta brenda banesës, ai ka goditur 70-vjeçaren F. D. me një shkop druri, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë. Viktima u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i Policisë: Durrës Tentoi të vriste bashkëshorten duke e plagosur rëndë me një send të fortë, vihet në pranga menjëherë...