Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Greqi/ 50-vjeçarja sulmohet me thikë nga ish-partneri shqiptar. Vihet në pranga autori
Një grua 50-vjeçare u sulmua brutalisht nga ish-partneri i saj në ishullin Thassos, Greqi duke marrë lëndime serioze. Ajo u transferua më pas në Spitalin AHEPA në Selanik dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, 55-vjeçari kishte ardhur nga Shqipëria më 1 dhjetor me qëllim të gjejë ish-gruan e tij. Ai udhëtoi në Thassos dhe e kërkoi atë në të gjithë ishullin, derisa e gjeti brenda një mini-market. Sulmuesi e goditi ish-partneren disa herë me thikë në kokë dhe trup, pavarësisht përpjekjeve të saj për t’u mbrojtur. Viktima u dërgua fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Prinosit, më pas në Spitalin e Përgjithshëm të Kavalës, dhe më pas në Spitalin AHEPA në Selanik. Policia arrestoi menjëherë sulmuesin dhe konfiskoi thikën e përdorur gjatë sulmit, si...