“Arrëthyesi” balet klasik me muzikën e Çajkovskit këtë dhjetor në skenë, pjesë e programit festiv të fundvitit

“Arrëthyesi” balet klasik me muzikën e Çajkovskit këtë dhjetor në skenë, pjesë e programit festiv të fundvitit

Nga Julia Vrapi Historia e “Arrëthyesit” këtë dhjetor në skenë. Opera, balet klasik apo dhe koncerte të ndryshme në programin artistik këtë muaj të fundit të vitit. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit rikthen këtë muaj në skenë dhe baletin e shumëdashur “Arrëthyesi” me muzikën magjike të Pjotr I. Çajkovskit. Një kryevepër klasike e Çajkovskit vjen në skenë me koreografi nga Edi Blloshi në mbrëmjet e fundit të muajit dhjetor për publikun. Ky rikthim vjen si pjesë e programit festiv të fundvitit, duke shënuar një ndër ngjarjet artistike të rëndësishme të sezonit dimëror. “Arrëthyesi” rikthehet, dhe me të rikthehet edhe ndjesia e festës, ëndrrës dhe emocionit që vetëm baleti klasik di ta sjellë. Vepra e baletit “Arrëthyesi” me muzikën e Çajkovskit është vënë edhe më...