Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Përplasja e BKH me njerëzit e Kapllanajt në Fier, Lala: Hetuesit ngritën dronin për të ndjekur 2 subjekte
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja mbi incidentin e ndodhur në Fier, ku u përfshinë agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe persona të lidhur me biznesin e vëllait të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj. E ftuar në një emision televiziv, Lala sqaroi se agjentët e BKH-së ndodheshin në Fier në kuadër të një operacioni të posaçëm të autorizuar nga prokurori i posaçëm, që përfshinte disa qytete dhe kishte në fokus ndjekjen e dy subjekteve të dyshuara. Ata kishin ngritur një dron për të ndjekur nga ajri automjete që ishin objekt hetimi. Sipas gazetares, agjentët kishin ndaluar pranë një biznesi në pronësi të Shkëlqim Kapllanajt dhe ishin përballur me reagimin e një punonjësi të kompanisë, që u kërkoi llogari për praninë e...